Përleshje mes disa personave në Matiçan të Prishtinës, dy të plagosur
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Papa Gjon Pali” në Matiçan të Prishtinës
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për Zeri.info se sonte rreth orës 20:00 policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike mes disa personave.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Sipas tij, dy nga të lënduarit dyshohet se kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit.
"Policia ka njoftuar se njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit|, ka thënë Pllana. /Zëri