Gjendet një minë anti-tank në malet e Junikut, ishte vendosur në shtigjet e furnizimit të UÇK-së [Video]
Komandanti i Kompanisë së Deminimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Petrit Loxha, ka njoftuar se në malet e Junikut është gjetur një minë anti-tank.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Loxha bëri të ditur se bëhet fjalë për një minë anti-tank të tipit TMA-5, e cila ishte zbuluar nga deminerët e The HALO Trust, raporton Zeri.info.
“Një tjetër ditë, një tjetër detyrë. Gjetja e sotme interesante nga deminerët e The HALO Trust, një minë anti-tank TMA-5. E vendosur në shtigjet e vjetra të furnizimit të UÇK-së nga forcat serbe në malet e Junikut”, ka shkruar ai.
Sipas Loxhës, mina ishte vendosur nga forcat serbe në shtigjet e vjetra të furnizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës. Ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me asgjësimin e saj. /Zëri