Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas
Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas
Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur në valixhe.
Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto-Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme.
Pas kontrollit fizik të kryer në prani të poseduesve të bagazheve, u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis sativa, të ndara në 89 paketime.
Personat e përfshirë, së bashku me lëndën narkotike të sekuestruar, iu dorëzuan strukturave të Policisë së Shtetit për vijimin e veprimeve procedurale dhe hetimore.