Detaje nga vrasja e 50-vjeçarit në Vorë: Merrej me shit-blerje pronash, njihej si problematik në zonë
Kronika
July 12, 2026 - 13:35
Edmond Sula, 50-vjeçar ka qenë duke shkuar në banesën e tij në fshatin Bërxullë të Vorës, kur është qëlluar për vdekje.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor Sula është qëlluar me një plumb dhe deri në këto momente i dyshuari ende nuk është identifikuar.
Bëhet e ditur se Sula merrej me shit-blerje pronash dhe dyshohet të ketë pasur konflikt për pronat, ndonëse nuk ka rast në polici, burimet bëjnë të ditur se ai njihej në zonë si person problematik.
Policia ka marrë në pyetje disa persona me të cilët dyshohet se Sula ka pasur konflikte.
Deri në këto momente ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë./abcnews