Mbi 20 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restorant në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Mbi 20 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restorant në Prishtinë

Kronika July 12, 2026 - 20:59

Disa persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga dita e enjte të cilët dyshohen se janë helmuar nga ushqimi.

Siç mëson Tëvë1, 26 persona kanë marrë trajtim të cilët dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i sandviçëve në një nga restorantet në Prishtinë.

Mostrat janë dërguar për analiza laboratorike e poashtu inspektorati ka dal ne vend të ngjarjes, dhe sipas stafit mjekësor, bazuar në numrin e madh të rasteve të pacienteve dhe rezultateve, këto raste i lidhin me konsumimin e atij ushqimi.

Siç mëson Tëvë1 një pacientë është gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Klinikën Infektive.

Rasti është konfirmuar për Tëvë1 dhe nga Policia e Kosovës.

Enis Pllana zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë se më 10 korrik lidhur me dyshime për helmim nga ushqimi të disa personave.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, ka thënë Pallana.

Televizioni ka dërguar pyetje edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën për këtë rast edhe është në pritje të përgjigjes dhe detajeve.