Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Kronika July 18, 2026 - 22:57

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec të Vlorës mbrëmjen e sotme, raportojnë mediet shqiptare.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.