Tragjedi në Gjermani, humb jetën studenti i Universitetit të Tetovës

Tragjedi në Gjermani, humb jetën studenti i Universitetit të Tetovës

Kronika July 17, 2026 - 15:01

Studenti i Universitetit të Tetovës, Emre Nazifi nga Krusheva, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur Universitetit të Tetovës, përmes një telegrami ngushëllimi.

Universiteti e ka përshkruar Emren si student shembullor të Katedrës së Gjuhës Angleze, të njohur për urtësinë, përkushtimin ndaj studimeve, mirësjelljen dhe vlerat njerëzore.

“Emre do të mbetet në kujtesën e profesorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin”, thuhet në telegram.