Policia dhe Prokuroria në Pejë thellojnë bashkëpunimin kundër kriminaliteti

Policia dhe Prokuroria në Pejë thellojnë bashkëpunimin kundër kriminaliteti

Kronika July 22, 2026 - 18:10

Drejtori Rajonal i Policisë në Pejë, nënkolonel Agron Hasanaj, ka pritur sot në një takim zyrtar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe Zëvendëskryeprokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferi.

Sipas njoftimit, takimi u zhvillua me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, me synim rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve penale dhe zbatimin e ligjit.

“Gjatë diskutimeve u analizua gjendja e sigurisë në rajonin e Pejës, rezultatet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, si dhe sfidat me të cilat përballen të dy institucionet. Po ashtu, u theksua rëndësia e trajtimit me prioritet të rasteve të rënda, zhvillimit të hetimeve profesionale dhe zbatimit të drejtë të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Vëmendje e veçantë iu kushtua komunikimit dhe shkëmbimit në kohë të informatave mes Policisë dhe Prokurorisë, si faktor kyç për rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

Tutje theksohet se në përfundim të takimit, të dyja palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe ofrimin e një shërbimi sa më profesional dhe efikas për qytetarët.