Aksident në Pejë, dy persona dërgohen në spital
Kronika
July 22, 2026 - 21:07
Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në rrugën ‘Beteja e Loxhës’ në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Klankosova.tv se dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes ndërmjet dy veturave.
Të njëjtit, sipas Rugovës, janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.