Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

Kronika July 22, 2026 - 21:00

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Vrellë të Istogut.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ndodhi  rreth orës 18:50.

Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.