Tentoi t’i korruptojë policët me 100 euro, arrestohet një shtetas gjerman në Kaçanik
Kronika
July 29, 2026 - 08:55
Një shtetas gjerman është arrestuar mbrëmjen e së martës në Kaçanik, pasi dyshohet se u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur gjobitjen.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:10. I dyshuari, teksa drejtonte veturën, kishte kryer lëvizje të rrezikshme në komunikacion. Gjatë ndalimit nga policia, ai dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 100 euro me qëllim që të mos ndëshkohej.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.