Përleshje me armë në Prishtinë, një person përfundon në QKUK
Kronika
July 29, 2026 - 08:56
Një përleshje fizike në Prishtinë, gjatë së cilës u përdor edhe arma, ka rezultuar me një person të lënduar dhe dy të tjerë në prangat e policisë.
Sipas raportit zyrtar, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se arma, e cila është përdorur, nuk është gjetur ende, derisa në vendin e ngjarjes u gjendën vetëm tri gëzhoja.