Dyshohet se e dhunoi një të mitur, arrestohet mitrovicasi
Kronika
July 30, 2026 - 08:59
Të martën në Mitrovicë është arrestuar një mashkull nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur.
Rasti nga Policia është cilësuar si “Dhunim”.
Sipas tyre, në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje. /Zëri