Nëna me dy fëmijët vdesin pas shpërthimit të bombolës së gazit, do të varrosen sot në Shkodër
Kronika
July 30, 2026 - 13:30
Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër, ku mbetën të vdekur një nënë 24-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të moshave tre dhe një vjeç.
Viktimat do të varrosen sot në varrezat e Domnit, në orën 15:00.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, familja ishte kthyer për të rinovuar një banesë, e cila ishte e pabanueshme.
Bashkëshorti i të ndjerës së bashku me vjehrrin e saj në momentin kritik kishin shkuar në dyqan në afërsi të vendit të ngjarjes.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi.