Mitrovicë: Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë

Mitrovicë: Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë

Kronika July 31, 2026 - 21:47

Një fëmijë është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi kishte rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit.

Sipas njoftimit të spitalit, fëmija u dërgua në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencë nga ekipi i Urgjencës së Qytetit.

Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana. Po ashtu, ekipi i infermierëve: Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku dhe tekniku i anestezionit, Musa Kurti”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Pas stabilizimit të gjendjes, bëhet e ditur se fëmija është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i shoqëruar nga mjeku emergjent dhe infermierët, për trajtim të mëtejshëm, me parametra shëndetësorë më të qëndrueshëm.