Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Podujevë, lëndohet një person

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Podujevë, lëndohet një person

Kronika August 01, 2026 - 20:18

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Podujevë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.

Rrethanat që çuan deri te aksidenti janë duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë.