Një person gjendet pa shenja jete në bodrumin e një banese në Pejë
Kronika
August 03, 2026 - 09:59
Një burrë ka njoftuar Policinë se në bodrumin e një ndërtese në Pejë ka parë një person të shtrirë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka bërë të ditur se ekipet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
“Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri