Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, Policia gjen mijëra euro e qindra dinarë

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, Policia gjen mijëra euro e qindra dinarë

Kronika August 13, 2026 - 14:11

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar se personi me inicialet F.S., i arrestuar më herët gjatë ditës në pikën kufitare në Merdare nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, është ndaluar për 48 orë.

Pas arrestimit, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontroll në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë sekuestruar 39 mijë e 500 euro para të gatshme, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se janë relevante për rastin, transmeton Zeri.info.

Sipas komunikatës së përbashkët, Prokuroria Speciale, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin”, thuhet në njoftim.

Hetimet për rastin janë në zhvillim e sipër. /Zëri

Image

Image

Image