Arrestohet shoferi që shkaktoi aksident me fatalitet në Kliçinë

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksident me fatalitet në Kliçinë

Kronika August 19, 2026 - 09:44

Mëngjesin e së martës në fshatin Kliçinë të Pejës ka ndodhur një aksident mes tri veturave, ku për pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, shoferi që e shkaktoi këtë aksident është një kosovar me shtetësi franceze dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet

Fsh. Kliçinë, Pejë / 18.08.2026 – 05:40. Një mashkull kosovar ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes tri veturave private. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç ekipeve policore dhe mjekësore, ka dalë edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari kosovar me shtetësi franceze, që dyshohet se është shkaktar i aksidentit, të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje. /Zëri