Paraqiti pasaportë belge që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës
Një shtetas iranian është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë belge, që dyshohet se nuk i përkiste atij.
Rasti është raportuar më 18 gusht 2026, rreth orës 18:00. Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar lidhur me dokumentin e prezantuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se pasaporta nuk ishte e tij.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Keqpërdorim i dokumentit
Aeroporti “Adem Jashari” / 18.08.2026 – 18:00. Raportohet se një i dyshuar mashkull ka prezantuar në kontroll pasaportën e lëshuar nga shteti i Belgjikës, e cila dyshohej se nuk i përkiste personit që e ka prezantuar. I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se pasaporta nuk është e tij dhe i njëjti është shtetas iranian dhe nuk posedon asnjë dokument me vete. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në zyrën e migracionit për vazhdimin e procedurës së azilit. /Zëri