Gjendet mjet i dyshuar shpërthyes në Palbardh, FSK-ja kryen çminimin
Kronika
August 19, 2026 - 10:45
Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur më 17 gusht në fshatin Palbardh të Gjakovës.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vendin e rastit ka dalë njësiti për çminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Njësiti i FSK-së ka bërë çminimin e mjetit pa ndonjë incident.