Vetëplagoset me armë zjarri një person në Pejë, dërgohet në QKUK

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Pejë, dërgohet në QKUK

Kronika August 24, 2026 - 20:59

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar fillimisht për tretman në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK në Prishtinë.

I plagosuri ka deklaruar se është vetplagosur aksidentalisht derisa ishte duke e pastruar armën e gjatë.

“Rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime”, tha Rugova.