Arrestohet gruaja që dyshohet se sulmoi një burrë në Prishtinë
Kronika
September 01, 2026 - 09:49
Një grua është shoqëruar në stacion policor në Prishtinë, pasi dyshohet se ka goditur një burrë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:10. Viktima, mashkull kosovar, nuk ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
Me vendim të prokurorit, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt. /Zëri