Aksident në Tomoc të Istogut, tre persona të lënduar

Aksident në Tomoc të Istogut, tre persona të lënduar

Kronika September 02, 2026 - 18:01

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Tomoc të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Klankosova.tv se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Tomoc- Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor,” ka thënë Rugova.