Arrestohet serbi në Jarinjë, dyshohet se ofroi 10 euro ryshfet për kalimin e vajzës në Kosovë

Arrestohet serbi në Jarinjë, dyshohet se ofroi 10 euro ryshfet për kalimin e vajzës në Kosovë

Kronika September 04, 2026 - 09:04

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se i ka ofruar 10 euro ryshfet një zyrtari policor kufitar.

Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor në mënyrë që t’i mundësohej vajzës së tij hyrja në territorin e Kosovës, transmeton Zeri.info.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri