Gjatë gushtit në rajonin e Ferizajt u raportuan 23 raste të dhunës në familje
Kronika
September 07, 2026 - 11:06
Policia Rajonale e Ferizajt ka dhënë detaje mbi rastet e dhunës që janë raportuar në muajin gusht.
Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe në këtë rajon janë raportuar 23 raste të dhunës në familje, raporton Zeri.info.
17 raste janë raportuar në Ferizaj, tre në Kaçanik dhe tre në Shtime.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin raportuar 28 raste të dhunës në familje.
19 raste ishin raportuar në Ferizaj, pesë në Shtime, tre në Kaçanik, si dhe një në Han të Elezit. /Zëri