Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda, në Ferizaj dhe Lipjan
Foto: Laura Hasani

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda, në Ferizaj dhe Lipjan

Kronika September 08, 2026 - 11:05

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, më 5 shtator 2026, në asistencë të Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Lipjan, ka realizuar një kontroll në një lokacion në qytetin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, raporton Zeri.info.

"Të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, duke përfshirë edhe objekte me rëndësi të veçantë, si xhamitë, në territorin e Komunës së Lipjanit. Gjatë verifikimit të të dyshuarve, është konstatuar se A.M., 39 vjeç, dhe B.K., 31 vjeç, dyshohet se janë të përfshirë edhe në rastin e “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më 5 shtator 2026 në Xhaminë e fshatit Nikadin, në komunën e Ferizajt", thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, thuhet se pas arrestimit, të dyshuarit janë dorëzuar për procedura të mëtejshme te Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Lipjan.

Policia me këtë rast ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin, hetimin dhe kapjen e kryerësve të veprave penale. /Zëri