Goditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare në Vlashnje të Prizrenit

Goditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare në Vlashnje të Prizrenit

Kronika September 16, 2026 - 21:49

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlashnje të Prizrenit, në rrugën në drejtim të fshatit Kobaj, ka përfunduar me fatalitet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, në këtë aksident ka mbetur e vdekur një këmbësore 21-vjeçare.

“Sipas informatave të para, një këmbësore rreth 21-vjeçare është goditur nga një automjet. Si pasojë e aksidentit, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”.

“Rreth orës 21:00, Policia është njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit se e lënduara nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe si pasoj ka vdekur”, ka thënë Bytyqi.

Ai tha se njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari, sipas Bytyqit, është arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të aksidentit.