Punëtori rrëzohet nga një objekt në Lipjan, arrestohet një person
Kronika
September 15, 2026 - 08:45
Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 shtator, rreth orës 10:00.
Viktima, mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Zeri.info.
Në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit është arrestuar një person i dyshuar.
“Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse ose rrezikim i sigurisë në vendin e punës”. /Zëri