Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dënuari me katër vjet burgim
Foto: Laura Hasani

Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dënuari me katër vjet burgim

Kronika September 18, 2026 - 10:02

Një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga Policia e vendit është ekstraduar nga Franca në Kosovë, pasi ishte dënuar me katër vjet burgim për veprën penale të “Mbajtjes së paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, përmes një njoftimi në Facebook, ekstradimi u realizua dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë përkatëse të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë, personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, e paraparë në Nenin 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Zëri

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë një person i dyshuar

Prishtinë 18 shtator 2026

Me datën 17 shtator 2026, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një personi nga Franca për në Kosovë, pasi i lartcekuri ishte në kërkim ndërkombëtar me kërkesë nga Gjykata Themelore Ferizaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga Neni 374 i KPRK-së.

I njëjti është dënuar me burgim në kohëzgjatje katër (4) vjet. Personi në shoqërim të zyrtarëve të ILECU-t, ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ku më pas nga zyrtarët e njësisë së sektorit, është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit për vuajtje të dënimit.