Policia jep detaje për protestën e mbrëmshme te zyrat e EULEX-it
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për protestën e mbrëmshme te zyret e EULEX-it.
Sipas Policisë, protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë filluar hedhjen e gjësendeve të ndryshme e mjeteve të forta piroteknike.
“Si pasojë e këtyre të fundit, një pjesë e objektit është kapluar nga një zjarr i vogël, i cili është shuar menjëherë”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se zyrtarët policor në vazhdimësi kanë biseduar me protestuesit dhe kanë kërkuar që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos hedhin gjësende dhe mjete të rrezikshme drejt objekteve shtetërore.
“Policia e Kosovës ka menaxhuar në mënyrë profesionale mbarëvajtjen e tubimeve/protestave, te cilat ka kaluar pa incidente madhore dhe pa lëndime të protestuesve, e të zyrtarëve policorë. Protesta ka përfunduar pas mesnatës (rreth orës 00:20 minuta)”, thuhet në komunikatë. /Zëri