Gjendet pa shenja jete një person në “Bregun e Diellit” në Prishtinë
Kronika
September 18, 2026 - 08:45
Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për "Zërin" zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku konfirmoi se rasti ka ndodhur sot në orën 08:00 në “Bregun e Diellit”.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Zëri