Tre minatorë arrijnë të dalin nga miniera e Trepçës, 60 mbesin ende të ngujuar
Foto: Laura Hasani

Tre minatorë arrijnë të dalin nga miniera e Trepçës, 60 mbesin ende të ngujuar

Kronika October 07, 2026 - 23:26

60 minatorë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stantërg, derisa tre prej tyre kanë arritur të dalin përmes daljeve emergjente.

63 minatorë mbetën të ngujuar nga djegia e trafos kryesore në këtë horizont, kurse tre nga minatorët tashmë janë nxjerrur.

Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për nxjerrjen edhe të minatorëve të tjerë.