Rasti i Maria Clara Urdangarayt, sot seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës

Rasti i Maria Clara Urdangarayt, sot seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës

Kronika October 12, 2026 - 08:03

Në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pritet të mbahet seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës.

Endrit Nika akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray.

Më 19 shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili është dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “vrasje e rëndë” ndaj partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Maria Clara Urdangaray vdiq në ora 04:27 minuta të mëngjesit të 1 gushtit të vitit 2023, rreth tre orë pasi kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë në hotelin “Sonoma” në Fushë-Kosovë, aty ku po qëndronte me të dashurin e saj, Endrit Nikën.

Sipas akuzës, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara u dërgua në qoshe të dhomës, nga ku më nuk kishte ku të largohej, derisa korniza e dritares u shkëput dhe ajo u hodh jashtë.

Vetë Nika e kishte mohuar ta ketë prekur me dorë, duke ofruar një version tjetër për ngjarjen.

Ekspertiza e kornizës së dritares u krye vetëm pas një viti e gjysmë, në një kohë kur pronari i hotelit kishte vendosur tashmë një kornizë të re me tre shtresa xhami, duke ndryshuar strukturën fillestare.