Babai dyshohet se privoi nga jeta të birin, krejt çka dihet rreth rastit të rëndë në Gjilan

Babai dyshohet se privoi nga jeta të birin, krejt çka dihet rreth rastit të rëndë në Gjilan

Kronika October 12, 2026 - 08:26

Toger Ismet Hashani nga rajoni i Gjilanit, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur për vrasjet e tre personave që tronditën komunën në tri ditët e fundit.

Sa i përket vrasjes së një 29-vjeçari në Pogragjë të Gjilanit, sipas Hashanit, dyshohet se doras është babai i viktimës.

“I cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Hashani tha se policia po punon intensivisht që të kapet i dyshuari.

“Ne kemi hulumtuar, dhe nga gjetjet që kemi pa aty, nuk kemi parë asnjë rast që personi i dyshimtë, ka pasur të lajmëruar apo ndaj tij ka pasur ndonjë ankesë për dhunë në familje. Megjithatë hetimet do të tregojnë të vërtetën për këtë rast të rëndë”, tha ai.

Sa i përket rastit në Livoç të Ulët, Hashani tha se po punohet për të zbardhur të gjitha detajet. Në këtë rast të vrarë mbetën vëlla e motër.