Të shtëna në aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet arma

Të shtëna në aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet arma

Kronika October 12, 2026 - 20:58

Një 22-vjeçar është identifikuar si i dyshuar pas të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti është raportuar më 12 tetor, rreth orës 18:30.

Njësiti i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 milimetra

.Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit me inicialet E. B. është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit nga policia, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.