Shpërthim me tritol në Fier, Policia jep detaje
Kronika
October 13, 2026 - 09:33
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Fierit. Policia bën me dije se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Fier / informacion paraprak –
Rreth orës 02:30, në lagjen ‘Kastriot’, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A.K.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton Policia. /euronews