Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se kanosi me thikë një grua

Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se kanosi me thikë një grua

Kronika November 03, 2026 - 09:10

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë një grua.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 18:24.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, si dhe 0.36 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton Zeri.info.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri