Aksion policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare
Kronika
November 03, 2026 - 09:40
Një aksion i Policisë dhe Prokurorisë është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Sipas informacioneve, cak i aksionit janë qendrat e thirrjeve [call center] ilegale, ndërsa janë përfshirë edhe autoritetet ndërkombëtare, raporton Zeri.info.
Aksionin për “Zërin” e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë, Arbnora Luta.
“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, deklaroi Luta.
“Zëri” do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet nga ky aksion. /Zëri