Kërkohet që edhe ish-vjehrra e Arlinda Zekajt të hetohet për rastin

Kërkohet që edhe ish-vjehrra e Arlinda Zekajt të hetohet për rastin

Kronika November 03, 2026 - 10:27

Mikja e Arlinda Zekajt, Anna Zhubi, ka kërkuar që hetimet për rastin të zgjerohen dhe të hetohet edhe ish-vjehrra e Arlindës.

Sipas Zhubit, ish-vjehrra e Arlindës duhet të hetohet, pasi ka qenë prezente në momentin e vrasjes dhe nuk ka ndërhyrë për të parandaluar tragjedinë.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Si nje vajze qe ka perjetuar dhune psiqike nga vjehrra per 16 vite rradhazi gjate marteses sime te pare- ofendime dhe perbuzje te vazhdueshme, nxerrje NGA SHTEPIA IME meqenese ajo refuzonte te kuptoj ligjet e Amerikes- pavaresisht gjithe kujdesit dhe rrespektit qe i beja dhe durimit qe kam pasur ngase nena me kishte mesuar dhe edukuar “te mos flas dhe nese eshte nevoja te perbi nje thes me therra tek burri” - dhe sot duke vazhduar jeten me shume e shume trauma qe kam- une bej thirrje publike qe edhe vjehrra e Arlindes te miret ne pyetje per bashkepunim dhe dhune psiqike qe i ka bere nuses!

Kur me zuri per fyti njehere ish burri im- nana e tij erdhi vrap te shoh se qka po ndodh dhe keshillen e vetme e kishte: “mos djali im se sja vlen me i ndy duert ne kete rrob”!!!

E tash del se edhe vjehrra e Arlindes ka shikuar per se afermi vrasjen brutale sebashku me femijet dhe as nuk ka tentuar nderhyerrje!

Çka osht boll osht boll!!!

Asaj duhet me ja tregu vendin qe te jete mesim edhe per te tjeret!