Dyshohet për grabitje në një objekt afarist në Gjakovë, Policia nis hetimet
Kronika
November 05, 2026 - 19:23
Sot rreth orës 17:15, përmes linjës zyrtare telefonike policia ka pranuar informatën për një rast të ndodhur në një objekt afarist në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Gjakovë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja në Policinë rajonale të Gjakovës, Vlera Krasniqi, ku sipas saj dyshohet për një grabitje.
“Njësitet policore reaguese i janë përgjigjur menjëherë rastit me të marrë informatën, me ç’rast nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje”, tha Krasniqi.
Aktualisht, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /express