Incidenti në Gjilan, tre të mitur ndalohen për veprën penale “Tentim vrasjeje”

Incidenti në Gjilan, tre të mitur ndalohen për veprën penale “Tentim vrasjeje”

Kronika November 12, 2026 - 09:28

Mesditën e djeshme në rrugën “Mësuesit e viteve ’90” në Gjilan ka ndodhur një incident mes disa të miturve, shkruan Zeri.info.

Prokuroria Themelore e Gjilanit bën të ditur se të miturit ngarkohen me veprën penale “Tentim vrasjeje”,

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy grupeve, janë rrahur fizikisht mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore.

“Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka ndaluar të njëjtët për 24 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale 'Tentim vrasjeje. Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj të miturve ka filluar hetimet, si dhe brenda afateve kohore është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Ndalohen tre persona të mitur për veprën penale "Tentim vrasjeje" në Gjilan

Gjilan, 12 Nëntor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të mitur, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, dje rreth orës 13:00 ka ndaluar tre persona të mitur të cilët dyshohen për veprën penale Tentim Vrasje nga neni 172 lidhur me Nenin 28 i Kodit Penal të Kosovës, Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Mësuesit e viteve 90’ta’’ në Gjilan, të cilët pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy grupeve janë rrahur fizikisht mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore.

Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka ndaluar të njëjtit për 24 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Tentim vrasjeje".

Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj të miturve ka filluar hetimet, si dhe brenda afateve kohore është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur. /Zëri