Kapet shtetasi turk në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare
Foto: Laura Hasani

Kapet shtetasi turk në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Kronika November 12, 2026 - 09:36

Të mërkurën rreth orës 10:00 është arrestuar në shtetas turk në Prishtinë, nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj dhe ka bërë blerje të ndryshme online, duke zhvilluar aktivitet kriminal.

Policia njofton se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy kompjutera, dy telefona celularë, dy USB dhe disa dokumente të tjera relevante për rastin.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera. /Zëri