Qytetari në Gjakovë gjen portofol me 656 euro, e dorëzon në Polici

Qytetari në Gjakovë gjen portofol me 656 euro, e dorëzon në Polici

Kronika November 12, 2026 - 14:27

Një qytetar në Gjakovë ka treguar shembull të ndershmërisë qytetare, duke dorëzuar në Polici një portofol të gjetur në rrugë, në të cilin kishte 656 euro e 95 centë dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë, qytetari L. Rudi është paraqitur të enjten në Stacionin Policor në Gjakovë, ku ka dorëzuar portofolin që e kishte gjetur në rrugën “Bujar Roka”.

Pas hapjes së portofolit në prani të zyrtarëve policorë dhe verifikimit të dokumenteve, Policia ka arritur ta identifikojë pronarin.

Paratë dhe dokumentet personale i janë kthyer pronarit të tyre.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e ka falënderuar qytetarin për ndershmërinë dhe bashkëpunimin, duke e cilësuar veprimin e tij si shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare. /Zëri