Kapen 86 kilogramë marihuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një shtetase shqiptare
Kronika
November 13, 2026 - 19:21
Një grua shqiptare u arrestua mëngjesin e së premtes në Igumenicë të Greqisë me një sasi të madhe marihuane.
Sipas Policisë, si pjesë e kontrolleve të synuara, makina që po drejtonte gruaja dhe që i përkiste asaj, u ndalua. Brenda u gjetën 80 pako me marihuanë, me një peshë totale prej 86 kg e 438 gramë.
Sipas Top Channel, droga dhe automjeti u konfiskuan, ndërsa ndaj gruas së arrestuar u ngrit një çështje penale. Droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe do të futej në brendësi të tokës greke.Shqiptarja pritet të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.