Raportohet se është dhunuar një femër në Graçanicë
Kronika
November 17, 2026 - 09:11
Një rast i dhunimit është raportuar në Policinë e Kosovës.
Sipas raportit ditor të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor në qytetin e Graçanicës, ku dyshohet se një mashkull ka dhunuar një femër, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur, viktima me vendim të prokurorit është dërguar për ekzaminim, përderisa nuk raportohet për të arrestuar, mirëpo theksohet se rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Dhunim
Graçanicë, 15.11.2026, 15:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim, rasti në procedurë hetimore. /Zëri