Policia po heton zhdukjen e një personi në Gjilan
Kronika
November 17, 2026 - 09:20
Një rast tjetër i zhdukjes së një personi është raportuar në komunën e Gjilanit.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, më 15 nëntor një person rreth orës 19:00 është larguar nga shtëpia dhe më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, shkruan Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar hetimet për këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
PERSON I ZHDUKUR
Gjilan / 15.11.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen i tij. Rasti është duke u hetuar. /Zëri