Dy shqiptarë dënohen me nga 32 muaj burg në Britani, u kapën me mbi 900 bimë kanabisi
Dy shtetas shqiptarë, Aleksandër Çela, 26 vjeç, dhe Denis Horeshka, 30 vjeç, janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u zbuluan në një fabrikë të kultivimit të kanabisit në qytetin e Swansea-s, në Uells.
Sipas Top Channel, gjatë një bastisjeje policore në një ndërtesë në zonën Strand, autoritetet gjetën mbi 900 bimë kanabisi, të cilat ishin afër korrjes, si dhe pajisje të përdorura për kultivimin e tyre.
Dy shqiptarët u arrestuan më 8 maj dhe më pas u deklaruan fajtorë për prodhimin e drogës së Klasit B, për çka u dënuan me nga 32 muaj burgim secili.Rreshteri i policisë, Craig Evans, deklaroi se aktivitetet e tilla kriminale sjellin pasoja të rënda, duke theksuar se ndërtesa ku kultivohej kanabisi paraqiste rrezik për sigurinë e efektivëve.
“Krimi i drogës vjen me pasoja. Këtu, këto pasoja përfshijnë dërgimin në burg”, u shpreh ai