Arrestohen katër persona në tri lokacione për narkotikë, Policia konfiskon mbi 14 kilogramë marihuanë
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në tri lokacione të ndryshme në Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale që lidhen me narkotikët.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se ky operacion u zhvillua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, Gjakovëm si dhe në pikën e kufitare në Mutivodë, raporton Zeri.info.
"Gjatë operacionit, policia ka arrestuar katër persona, shtetas të Kosovës, ndërsa gjatë kontrolleve ka gjetur dhe konfiskuar 14 kilogramë e 815 gramë marihuanë.Përveç substancave narkotike, policia ka sekuestruar edhe katër telefona celularë, dy pistoleta, 62 fishekë, si dhe 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane", thuhet në njofitmin e PK-së.
Po ashtu bëhet e ditur, se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri