Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi në Gjakovë, QKUK jep detaje për gjendjen e tij

Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi në Gjakovë, QKUK jep detaje për gjendjen e tij

Kronika November 23, 2026 - 22:30

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar si pasojë e një shpërthimi në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Për gjendjen e tij shëndetësore ka reaguar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se ushtari është në gjendje stabile.

“Një ushtar të plagosur e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla.

Ushtari fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas ishte transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.